Secondary Adv

Cmimi i energjise per te “liberalizuarit”, pse biznesi po e ble me shtrenjte se tregu

Ndonëse bizneset që kanë dalë nga tregu i rregulluar dhe furnizohen nga OSHEE me çmime tregu duhet të blinin energjinë në mars me 7.74 lekë/kWh, Enti Rregullator i Energjisë nuk e ka miratuar këtë nivel çmimi, duke caktuar sërish një çmim të lartë prej 9.5 lekësh. Arsyet

 

Në janar 2018, pritej që rreth 80 biznese të lidhur në 35 kilovolt të dilnin në treg të lirë për të siguruar të vetëm energjinë. Praktikisht, vetëm 10% e tyre arritën të hidhnin këtë hap, pjesa tjetër u shpreh se e kishte të pamundur të gjente furnizues. Në këtë situatë, qeveria vendosi që faza tranzitore e daljes në tregun e lirë të zgjatej me dy vjet dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), përmes Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, të garantonte sasinë e energjisë me çmimet e tregut. Pra OSHEE prokuron energjinë sipas sasisë që kërkohet (me çmime tregu), dhe ua kalon këtë bizneseve, duke aplikuar mbi të kostot e saj, tarifën e shpërndarjes dhe një 10% ekstra si risk dhe fitim bashkë. Por që nga momenti që u mor vendimi për zgjatjen e fazës tranzitore, nga dy muaj në dy vjet, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i është dashur që të paraqesë në mënyrë periodike pranë ERE-s çmimin me të cilin është siguruar energjia për këtë kategori. 

 

Çmimet që janë miratuar në tre muaj

Logjika e një çmimi tregu është që ai ndjek nivelin që fiksohet nga kërkesa dhe oferta. Fatmirësisht, këta muajt e fundit, oferta ka qenë e lartë, duke mundësuar çmime të lira. OSHEE bleu për llogari të konsumatorëve të lidhur në 35 kilovolt sasinë e kërkuar të energjisë në tregun e parregulluar me një çmim 64.00 euro/MWh dhe për muajin shkurt 2018 44.97 euro/MWh.

 

Pas aplikimit të kostove të tjera të shpërndarjes dhe të marzhit fiks 10% të riskut dhe fitimit, çmimi final i miratuar nga ERE për janarin ishte 11.6 lekë, kurse për shkurtin 9.5 lekë. Për marsin, energjia e siguruar nga OSHEE sipas analizës së bërë nga kjo e fundit për përcaktimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike për klientët e lidhur në nivelin e tensionit 35 kV të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit, rezulton është 7.74 lekë/kWh. Ky është një çmim relativisht i mirë për bizneset madje më i ulët sesa çmimi me të cilin furnizoheshin në tregun e rregulluar. Por Enti Rregullator i Energjisë nuk e ka miratuar këtë nivel çmimi, duke caktuar sërish një çmim të lartë prej 9.5 lekësh./Monitor


Më të lexuarat